Linekeri përditëson shprehjen: Në fund, gjithmonë fitojnë gjermanët
24 qershor 2018
| 12:44
Ish-lojtari i Kombëtares së Anglisë, Gary Lineker ka komentuar sërish fitoren mbresëlënëse të Gjermanisë, me përmbysje rezultati 2-1 ndaj Suedisë, duke përditësuar edhe shprehjen e tij të famshme për “Mannschaft”-in.
Ish-fantazisti i Tottenhamit dhe Barcelonës, njihet gjerësisht edhe për një prej shprehjeve më të veçanta në botën e futbollit. “Futbolli është një sport i shpikur nga anglezët. Aty luhet 11 kundër 11, por në fund fitojnë gjithmonë gjermanët”, do të thoshte ai pasi humbi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalet e Botërorit “Itali 1990”.