Linja e televizorëve Neo QLED Samsung 2023 vlerësohet me certifikatën “Reducing CO2” nga Carbon Trust

25 prill 2023 | 10:39

Certifikimi konfirmon se gjashtë modele Neo QLED 8K dhe Neo QLED 4K kanë një reduktim të emetimeve të karbonit në krahasim me paraardhësit e tyre, bazuar në të gjithë jetëgjatësinë e produktit.

Ndërsa Samsung zgjeron përpjekjet e tij për qëndrueshmërinë, pritet që këtë vit të fitojnë certifikatën “Reducing CO2” më shumë se 20 modele televizorësh.

Samsung Electronics njoftoi se gjashtë modele të linjës Neo QLED 2023 kanë fituar certifikimin ‘Reducing CO2’ nga Carbon Trust. Ky titull i jepet një produkti kur është vërtetuar se ka emetim të reduktuar karboni nga viti në vit. Kjo dëshmon përpjekjet e Samsung për të rritur qëndrueshmërinë gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit.

“Është një  vlerësim të shohësh misionin e qëndrueshmërisë së Samsung të njohur nga një organizatë e besuar, pasi ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për të krijuar produkte duke pasur në mëndje të ardhmen e planetit tonë,” tha Seokwoo Yong, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Zëvendës Shef i Biznesit Visual Display në Samsung Electronics. “Si prodhuesi më i madh në botë i televizorëve, ndjejmë përgjegjësinë tonë për të qënë shëmbull dhe do të vazhdojmë të shfrytëzojmë teknologjinë për të nxitur ndryshime pozitive.”

Carbon Trust është një organizatë globale për mbrojtjen e  klimës  e themeluar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mision për të luftuar  ndryshimet  klimatike dhe për të reduktuar gazrat që shkaktojnë efektin serrë (GHG). Bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare, organizata përllogarit emetimet e karbonit duke vlerësuar sasinë e GHG-ve të gjeneruara  gjatë gjithë ciklit të jetës së produktit, duke filluar nga prodhimi deri te asgjësimi. Vlen për tu përmëndur, se etiketa nuk merr në konsideratë eliminimin e CO2.

Modelet Neo QLED të vitit 2023 u vlerësuan për  përpjekjet e Samsung për të reduktuar peshën e produkteve dhe konsumin e tyre të energjisë gjatë fazës së përdorimit në krahasim me paraardhësit e tyre. Gjashtë modelet e certifikuara përfshijnë tre ekrane Neo QLED 8K dhe tre Neo QLED 4K . Samsung synon të zgjerojë misionin e tij, ndërsa pret të fitojë këtë vit certifikimin ‘Reducing CO2’ për më shumë se 20 modele në linjën e fundit të televizorëve QLED, Crystal UHD dhe OLED, si dhe monitorët reklamuaes digjital.

Në vitin 2021, Samsung Neo QLED u bë ekrani i parë që mori  certifikimin për  televizorët 4K dhe me rezolucion më të lartë se 4K. Vitin pasues, 16 modele në të gjithë linjën 2022 të Samsung , morën gjithashtu certifikimin, duke përfshirë 11 modele nga seria e televizorëve QLED, Crystal UHD dhe Lifestyle, si dhe pesë monitorë reklamuaes digjital.

Si lider global i televizorëve për të 17-in vit radhazi, Visual Display Business i Samsung vazhdon të prezantojë produktet e tij të ekranit me materiale të ndërgjegjshme për mjedisin.

Për më shumë informacione rreth linjës së re të televizorëve të vitit 2023, ju lutem vizitoni www.samsung.com.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka…