Lipjan\ Punëtorët përfundojnë në Polici, nuk ia kthyen shefit paret e mallit të shitur
18 nëntor 2023
| 11:08
Dy punëtorë në Lipjan kanë përfunduar në stacion policor pasi po dyshohen se nuk e kanë kthyer paratë e një sasie të mallit të shituar.
“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një kompanie ka raportuar se dy punëtorët e tij të dyshuarit meshkuj kosovarë, nuk i kanë kthyer shitjen e një sasie të mallit edhe pse e kanë premtuar pronarin se parat do ia kthejnë me datë të caktuar.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.