
Lipjanit i shtohen edhe tri shtatore
13 qershor 2021
| 15:22
Komuna e Lipjanit me rastin e 22-vjetorit të Ditës së Çlirimit ka përuruar tri shtatore të reja, në nderim të dy dëshmorëve dhe një humanisti.
Në ceremoninë solemne ku kanë marrë pjesë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ai i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, dhe personalitete të tjera janë inauguruar shtatorët e dëshmorëve të kombit, Haradin Bajrami dhe Xhavit Kozhani si dhe shtatorja e humanistit Ruzhdi Shabani.
“Aty para shumë qytetarëve u çmua lart veprimtaria atdhetare e secilit , njëherit u tha se me shtatoret e zbuluara sot ju është bërë nderë familjes së tyre dhe gjithë qytetarëve të Lipjanit”, ka njoftuar Komuna e Lipjanit.