Lippi largohet nga drejtimi i Kinës
25 janar 2019
| 18:24
Marcello Lippi nuk është më trajner i Kinës. Italianit i ka skaduar kontrata me përfaqësuesen aziatike që u eliminua nga Irani me rezultatin e thellë 3-0 në çerekfinale të Kupës së Azisë që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Dua t’i falënderoj të gjithë të pranishmit këtu sepse kjo ndeshje mbyll edhe kontratën time me kombëtaren kineze. Ishte nder për mua të drejtoja një skuadër kaq të rëndësishme të një vendi të rëndësishëm si Kina”, ka thënë Lippi.