Lippi sërish largohet nga Kina
15 nëntor 2019
| 13:20
Trajneri italian Marcello Lippi është larguar nga posti i trajnerit të Kinës. Dorëheqja e Lippit ka ardhur pas humbjes nga Siria (2-1) në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror të viti 2022.
“Nëse e prezantoj një ekip të këtillë në fushë… Fitoj shumë para. Dhe nuk dua që t’ua vjedh (ato para). Prandaj, po jap dorëheqje, të parevokueshme”, ka deklaruar 71-vjeçari.
Lippi e kishte drejtuar Kinën nga viti 2016 deri në vitin 2019, më pas ishte larguar për tu rikthyer sërish në muajin mars. Ndërkohe gjatë karrierës ai ka drejtuar edhe Italinë dhe skuadrat e njohura si Milan, Juventus, Inter dhe Napoli.
/Epoka e re/