
LIQENET AKUMULUESE NË KOSOVË ARRIJNË 6 METRA MBI NIVELIN E DETIT
11 tetor 2022
| 10:36
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se dy liqenet akumuluese në Kosovë, Liqeni i Badovcit dhe ai i Batllavës, kanë arritur nivelin e ujit rreth 6 metra mbi nivelin e detit.
Sipas njoftimit, Liqeni i Batllavës ka arritur nivelin e minus 3.44 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes kurse ai i Badovict minus 9.80 metra të nivelit maksimal të kapërderdhjes.
“Liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci
Batllava 631.64 m mbi nivelin e detit ose -3.44 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Badovci 640.05 m mbi nivelin e detit ose -9.80 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Ruajtja dhe mbrojtja e burimeve të ujit, domosdoshmëri!”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.