Liqeni i Badovcit në kuotat maksimale
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” sh.a, Ilir Abdullahu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kumtuar një lajm të mirë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.
“Lajm i mirë për konsumatorët e KRU “Prishtina” sh.a që sot më datë 28/03/2018 liqeni i Badovcit ka filluar kapërderdhjen dhe me këtë rezervat tona hidrike janë në kuotat maksimale”, ka shkruar ai.
Abdullahu ka theksuar se KRU “Prishtina” do të vazhdojë të furnizojë 24 orë me ujë të pijshëm, por ka bërë thirrje që edhe të ruhet uji, si dhe konsumatorët t’i kryejnë obligimet që kanë ndaj kompanisë KRU “Prishtina”.
Postimi i plotë i Abdullahut:
Lajm i mirë për konsumatorët e KRU “Prishtina” sh.a. që sot më datë 28/03/2018 liqeni i Badovcit ka filluar kapërderdhjen dhe me këtë rezervat tona hidrike janë në kuotat maksimale. Ne do të vazhdojmë të kemi ujë 24 orë pa ndërprerje, por njëkohësisht kërkojmë edhe ruajtjen e ujit dhe kryerjen e obligimeve që keni ndaj ujësjellësit, në mënyrë që të kemi një vazhdimësi të mirë të furnizimit me ujë. Derisa në rajonet e tjera të botës është çështje serioze furnizimi i qëndrueshëm me ujë për shkak të thatësirave, në dy vjetwt e fundit fatmirësisht vendi ynë nuk u përballua me këtë problem, por kjo nuk do të thotë që pas dy vjetëve do të kemi këtë siguri. Prandaj ne duhet mirë të menaxhojmë këtë resurs që sa vjen e bëhet mw i rëndësishëm për jetën e njeriut.
Apel për qytetarët që të mos hedhin mbeturina përreth brigjeve të liqeve… I.A