Liqeni fiton ndeshjen e parë finale ndaj Liburnit

15 qershor 2022 | 14:04

FC Liqeni e ka fituar ndeshjen e parë të finales së “play-off”-it të Superligës së Kosovës në futsall.

Skuadra nga Drenasi e ka mposhtur skuadrën e Liburnit në Gjakovë, me rezultat 5:2. Kjo përballje solli lojë tejet interesante dhe angazhim të madh të të dyja ekipeve.

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 2:2, derisa pas dy shtesave nga 5 minuta Liqeni arriti të fitojë 5:2. Ndeshja e radhës do të luhet të shtunë në Drenas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita, Gjilani dhe Llapi gjatë ditës së djeshme mësuan kundërshtarët…