Liqeni ku natyra kthehet në skulptore kristalesh
07 tetor 2019
| 11:11
Një nga vendet më të mira që duhen vizituar në dimër është, ndoshta, liqeni Baikal në Rusi. Ky vend është më fantastik në shkurt e në mars, kur liqeni është ngrirë dhe temperaturat janë disa gradë nën zero.
Por, në të njëjtën kohë, ajri është i thatë dhe qielli është çuditërisht plot diell dhe pa re.
Të gjitha këto kushte krijojnë pamjet më fantastike në një prej liqeneve më të mëdhenj e më të pastër në botë.