Liqeni përshëndetet me humbje nga Liga e Kampionëve

28 tetor 2022 | 23:17

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në “Main Round” në Ligën e Kampionëve në futsal.

Liqeni është mposhtur me rezultat të thellë nga skuadra bjelloruse, Stalista Minsk, me rezultat 6:2. Duke pasur parasysh se kampionët tanë para këtij dueli i kishin humbur shpresat për kalim në fazën tjetër, trajneri u dha mundësi për lojë edhe lojtarëve që ishin më pak të aktivizuar gjatë këtij turneu kualifikues.

Në fakt, skuadra nga Drenasi e mbylli këtë fushatë kualifikuese me një fitore (ndaj Gentoftes) e dy humbje (ndaj Pias Gliwice dhe Stalista Minks).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autostradat mund të përdoren gjithashtu për të prodhuar energji elektrike…