Liqeni që fsheh një sekret të errët
Liqeni Himalajan fsheh një sekret mjaft të errët. Liqeni Roopkund, i njohur si liqeni i skeletit ose liqeni i misterit, është një liqen akullnajor në Indi. Liqeni ndodhet afër fshatit Wan në rrethin Chamoli të Uttarakhanin, në Himalaje. Ai është mbuluar nga dëbora për rreth tetë muajt e vitit. Zbulimi i frikshëm i tij ishte bërë në vitin 1940, por misteri ishte zgjedhur në shekullin 21. Në vitin 1942, një roje pyjore britanike kishte gjetur rreth këtij liqeni plot kocka njerëzore! Ndërsa, në vitin 2004 ishte organizua një ekspeditë në Roopkund me qëllim të qartë për të zgjidhur misterin. Ishte konstatuar se skeletet datonin rreth vitit 850 pas Krishtit. Kushtet e motit lokal bënë të mundur zbulimin e qimeve, mishit dhe madje edhe rrobave të viktimave, të ruajtura në gjendje të mirë.