Liqeni që furnizon me ujë 27 milionë njerëz, po thahet

02 qershor 2021 | 17:42

Një evakuim masiv i shtëpive mbi ujë po ndodh si pasojë e tharjes së liqenit Oroville në Kaliforni. Pronarëve të këtyre shtëpive u është kërkuar që t’i zhvendosin sa më parë.

Shefi i sigurisë publike të liqenit tha se deri tani 130 varka u tërhoqën me litarë dhe u vendosën në parkingun buzë liqenit.

Parashikimet tregojnë se deri në tetor, rezervuari, i cili siguron ujë të pijshëm për më shumë se 27 milionë persona, do të arrijë në nivelin më të ulët në katër dekadat e fundit.

“Në një vit si ky me kushte tejet të vështira në të gjithë shtetin dhe me një nivel të ulët të liqenit, kjo është shumë shqetësuese”, tha për AFP John Yarbrough, një zyrtar i Departamentit të Burimeve Ujore të Kalifornisë.

Më 10 maj, guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për thatësirën që ka përfshirë më shumë se 40 qarqe, rreth 30% të shtetit. \ a2news

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla…