Lir Ukaj e fiton të artën në garën kryesore të Rubikonit
28 maj 2019
| 21:44
Djaloshi nga Kosova, Lir Ukaj, ka trimufuar në garën kryesore të Rubikonit, 3x3x3 kubë, e cila është mbajtur të dielën në Banja Llukë të Bosnjë e Hercegovinës.
Ukaj, që përfaqësoi Republikën e Kosovës, e ka fituar medaljen e artë në garën e Rubikonit, 3x3x3 kubë, kurse të argjendën në garën 4x4x4.
Lir Ukaj tashmë është një emër i njohur jo vetëm në rajon, por në mbarë botën, pasi disa herë me radhë ka thyer rekorde në garat e Rubikonit.