
Lir Ukaj fiton të artën në garën e Rubikonit 3x3x3 kubë
25 qershor 2023
| 21:39
Në shkollën ISP në lagjja Marigona në Prishtinë është mbajtur gara e Rubikonit, në të cilën morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Italia.
Lir Ukaj, i cili përfaqësoi Republikën e Kosovës, e fitoi medaljen e artë në garën e Rubikonit 3x3x3 kubë, në kohën mesatare 6.61 sekonda.
Të suksesshëm në garat e Rubikonit u treguan edhe garuesit tjerë nga Kosova. Gara e Rubikonit është organizuar nga Asosacioni i Robikonit të Kosovës, i cili është pranuar “World Cube Association” në vitin 2018.