Lira ndahet me trajnerin Mirsad Jonuz

31 janar 2024 | 15:20

Skuadra e Lirisë e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mirsad Jonuz.

Kjo ndarje erdhi vetëm pak muaj pasi skuadra prizrenase e emëroi atë në krye të shtabit teknik.

“Po. Liria e ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit, kryetari Valon Osmani.

Liria ka njoftuar tutje se shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në Kosove ishte për intervistë exclusive në Radio…