Lirak Çelaj bojkoton votimin e kryetarit të PDK-së, tregon arsyen
03 korrik 2021
| 13:13
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Lirak Çelaj, ka patur kritika të ashpra me më mënyrën se si po zhvillohen zgjedhjet në parti.
Çelaj ka theksuar se në këtë garë do të duhej të kishte më shumë kandidat.
“Unë do të dëshiroja që të kishte më shumë kundërkandidat sepse kjo do të ishte më demokrate”
Ai tutje konfirmoi se nuk do të marrë pjesë fare në votim.
“Nuk do të marrë pjesë në votimin për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës” tha Çelaj.