Lirak Çelaj: Sot, Haxhi Zeka, do të ishte krenar me neve në Pejë
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, sot pas mbledhjes së dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje, ka theksuar se “çdo barrierë që pengon zhvillimin, përmbushjen dhe realizimin e qytetarëve të lirë të dy vendeve tona, idealeve më thelbësore humane, duhet hequr”.
Ai po ashtu, ka shkruar se “sot, Haxhi Zeka, do të ishte krenar me neve në Pejë”.
Postimi i plotë i Çelajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
Nëntë marrëveshjet e sotme të miratuara nga Kryeministri Haradinaj dhe Kryeministri Rama, hapin shtegun e një horizonti të ri për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, të marrëdhënieve të reja në zbatimin e marrëveshjeve të deritashme por edhe të proceseve integruese, në rrugën tonë evropiane.
Çdo barrierë që pengon zhvillimin, përmbushjen dhe realizimin e qytetarëve të lirë të dy vendeve tona, idealeve më thelbësore humane, duhet hequr. Vonesat në përmbushjen e zotimeve, do të jenë të ndëshkueshme nga e tashmja dhe ardhmja, zotime për interesin e qytetarëve dhe interesave madhore.
Sot, Haxhi Zeka, do të ishte krenar me neve në Pejë!
https://www.facebook.com/LirakCelaj.ks/photos/a.1687980078113295/2255402728037691/?type=3&eid=ARDeXPXqs9bvysoVS509lX4cWyQNIKG7pxnciigXbsdUOPP2kvsx_P9tVeOFqNS_5AetkR5EKNLeeIIL&__xts__%5B0%5D=68.ARCsh_PD9VvyiIelj110dUzrGyJsW77wqra3IYzHk1-XT6gmwnxKXceLmV27R26b7pAfuLnFxDslCvsuYwZkfSZwb_oQYMXsXDrqYF92hOPMwqsNZDTUcs48kPDhkj36TfLS8c2ynU23BAdwBg0JItLj3ylABQWmiWSVqseHFN1nb4hyg4Lu7X2-ZOiybZaqaCmxCYzn0qRQbf_5jXSyBLzXoVVYJJ8B9ijmFaYihOL4HXx02YPn0pImNNhbsgLQZsz-YXLVCyLuzg7YNF8d_8SUQrKw-4kdPCeJ-uLqLA5qy3n12uUCwj-1ggDgrk58NrDnomvtlnp6je8YvRTG4CDgC5FC&__tn__=EHH-R