Lirdon Leci emërohet trajner i Flamurtarit
12 qershor 2023
| 22:38
Ish-futbollisti prishtinas, Liridon Leci do ta udhëheqë skuadrën e Flamurtarit për stinorin e ardhshëm.
Lecit pas aventurës të sukseshme me ekipin e juniorëve i është besuar ky post nga drejtuesit e klubit.
Lajmi konfirmohet nga klubi prishtinas.
Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura ka nisur të mendojë për krijimin e skuadrës për stinorin e ardhshëm në Ligën e Parë. Kjo është aventura e parë në zejen e trajnerit për Lecin si trajner kryesor në ekipin e parë.