Lirë dhe mirë, plus fito bonus pike
Të jesh lider me cilësi dhe çmime, në një treg konkurrues siç është tregu në vendin tonë, duhet angazhim dhe punë profesionale. Këtë çdo herë e ka dëshmuar kompania e njohur e derivateve “Petrol Company”, e cila në vend operon që nga viti 1989.
Prandaj “Petrol Company sh.p.k”, për të gjithë klientët lojal të kompanisë ka lansuar edhe Bonus Kartelat, si shpërblim për të gjithë konsumatorët e saj.
Por pse kjo kompani e specializuar dhe e akredituar me ISO standarte ka moto të tyre: “Jeto më lirë me Petrol Company”?
Sepse jeta e qytetarëve është më e lirë duke u furnizuar dhe kryer shërbime të tjera në “Petrol Company”.
E pse ndodh krejt kjo?
Sepse ju kurseni kur nuk mashtroheni dhe litri është litër.
Sepse ju kurseni duke u furnizuar me çmimet më të lira në treg.
Sepse cilësia kualitative e derivateve, bënë që asnjëherë mos të keni defekte në automjetet tuaja dhe kurseheni nga defektet.
Përveç këtyre, kompania ka lansuar Bonus Kartelat për të gjithë klientët e saj, ku për çdo furnizim në pompë, restaurant apo market do të fitojnë pikë, ku pikët e grumbulluara kanë mundësi t’i shfrytëzojnë për çdo shërbim në “Petrol Company”.
“Petrol Company” në pesë vitet e fundit ka investuar shumë në vetëdijesimin e konsumatorëve, duke i njoftuar publikisht, përmes reklamave të ndryshme si: “aty ku litri është litër”, “furnizohu me çmimet më të lira në treg”, “kurseni duke u furnizuar në “Petrol Company” etj.
Përfaqësuesit e “Petrol Company” kanë thënë që asnjëherë nuk do t’i zhgënjejnë klientët e tyre, do vazhdojnë të sjellin risi dhe projekte tjera në vazhdimësi për t’i shpërblyer klientët besnik, që gjithmonë besuan tek ne. Vlen të ceket, se kjo kompani dita ditës, po e zgjeron rrjetin e kësaj industrie në tërë territorin e Kosovës, në hapa gjithmonë e me të sigurt. Për arsye të korrektësisë “Petrol Company”, furnizon momentalisht rreth 80% të ambasadave, Komunave, EULEX-in, UNMIK-un dhe rreth 400 organizata, institucione dhe kompani të ndryshme.