“Liri a vdekje”, Zelensky ‘trazon’ Parlamentin grek me fjalimin e tij
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar të enjten përmes një video-lidhje edhe Parlamentit të Greqisë.
Paraqitjen e tij presidenti ukrainas e ka nisur me fjalët “Liri a vdekje”, të cilën e kanë përdorur edhe grekët.
“Mirëmëngjesi populli grek. Liri a vdekje! Revolucionarët tuaj e kanë shfrytëzuar këtë, të cilën po e themi edhe ne sot”, ka thënë Zelensky.
Më tutje, Zelensky ka folur edhe për ruajtjen e komunitetit grek në Ukrainë. Deputetët grekë e kanë pritur Zelenskyn me një duartrokitje të gjatë dhe jashtëzakonshme.
Happening now: #Ukraine’s President Volodymyr #Zelenskiy addresses the Greek Parliament by teleconference following an invitation by #Greece’s PM Kyriakos Mitsotakis. pic.twitter.com/WpbzFpmOrS
— Daphne Tolis (@daphnetoli) April 7, 2022