Liria barazoi edhe me Vllazninë
06 prill 2018
| 17:09
Liria ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titullin e kampionit. Pas barazimit në shtëpi kundër Besës së Pejës, skuadra prizrenase ka barazuar pa gola edhe me skuadrën e fundit në renditje, Vllazninë në Gjilan, në ndeshjen hapëse të javës së 26-të.
Të dyja skuadrat patën disa mundësi shënimi, por asnjëra nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës. Liria më afër golit ishte në minutën e 58-të kur Meriton Korenica me një trajktore nga distanca e qëlloi pingulen e portës së Gashit. Ndërkaq, Vllaznia rastin më të mirë e pati në minutat shtesë, kur gjuajtja e Hoxhës qëlloi traversën.