Liria e fiton derbin ndaj Trepçës’89, Vushtrria dhe Prishtina e Re ndajnë pikët
Tre ish-kampionë të Kosovës zhvilluan sot ndeshjet e xhiros së 12-të në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndonëse aktualisht bëjnë pjesë në divizionin e dytë për nga rëndësia në futbollin e Kosovës, Liria, Trepça’89 dhe Vushtrria janë emra shumë të rëndësishëm të këtij sporti në vend.
Në përballjen mes rivalëve të moçëm, prizrenasit arritën t’i mposhtin mitrovicasit me rezultat 2-0, kurse vushtrriasit barazuan 1-1 me ekipin e Prishtinës së Re.
Këta të fundit vazhdojnë ta udhëheqin renditjen tabelare në Grupin B me 29 pikë, kurse kundërshtari i tyre i sotëm, me katër më pak, gjendet në pozitën e dytë.
Ndërkaq në Grupin A, sikur Liria, njejtë edhe Trepça’89 nuk lëvizin në pozicione. Të parët me 17 pikë gjenden në vendin e gjashtë, teksa “minatorët” dy vende më lartë me 19 pikë të grumbulluara,