Liria e medias, Meta: Jam thellësisht i shqetësuar nga regresi i Shqipërisë
21 prill 2020
| 15:06
Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke iu referuar konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, ka shprehur shqetësimin e tij për lirinë e medias në shtetin shqiptar.
“Thellësisht i shqetësuar nga regresi i Shqipërisë vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias. Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë”, ka shkruar Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2950702838309303/?type=3&theater