Liria e presidentit Thaçi është drejtësi për Kosovën!

19 dhjetor 2024 | 21:44

Shkruan: Sali Bislimi

Gjykimi në Hagë nuk duhet parë vetëm si çështje personale, por si një betejë vendimtare për identitetin dhe dinjitetin e popullit të Kosovës.
Si një popull që duroi vështirësi të paimagjinueshme për të fituar pavarësinë e tij, është e domosdoshme që të bashkohemi pas atyre që sakrifikuan aq shumë për lirinë dhe dinjitetin tonë.
Presidenti Thaçi mishëron aspiratat dhe betejat e popullit të Kosovës dhe kjo mbrojtje është po ashtu afirmim i historisë sonë, vlerave tona dhe të drejtës sonë për liri pavarësi dhe shtetndërtim.
Ne duhet të ngritim zërin tonë të dëgjohet me zë të lartë dhe të qartë, nuk do të lejojmë që presidenti ynë të abuzohet me këtë lojë të madhe gjeopolitike.
Solidariteti dhe rezistenca janë çelësi për përballimin e këtyre sfidave; Së bashku ne mund t’i tregojmë botës se Kosova është një vend krenar dhe i vendosur për të shkruar të ardhmen e saj.
Le të qëndrojmë të gjithë së bashku për të mbrojtur liderin tonë, për të mbrojtur historinë dhe të ardhmen tonë.
Çdo zë ka rëndësi, çdo gjest ka rëndësi. Së bashku, le t’i bëjmë të ditur botës se ne mbështesim Presidentin tonë në këto kohë të vështira.
Kosova e para bashkë me Hashim Thaçin sot dhe përgjithmonë!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Politiko” ka shpërfaqur…