Liria e shpirtit e cila, duhet të jetë mbrojtja më e fuqishme e krenarisë njerëzore
Nga Haqif MULLIQI
Liria e shpirtit, në Evropë, zuri fill me paraqitjen e Hamletit të Uiliam Shekspirit. Bile, ekziston një ese i Jan Kotit, i cili e thotë se: Atë ditë kur në Univerzitetin e Uitenbergut, u panë Hamleti dhe Fausti, në njërën prejtavernave të atyshme, tek po pinin birrë së bashku, në atë çast zuri fill historia individuale e Evropës. Kjo, sipas Kotit, tregon se individualizmi dhe individi janë çështje të formës estetik, por, e cila formë nuk e ka asnjë lloj ndikimi tek historia, duke e ruajtur ndikimin tek vetja e saj. Këtë, në një mënyrë, ma e ka konfirmuar, para nja dhjetë vjetësh, gjatë një interviste, Piter Bruku i cili më rrëfente për atë se si, pas një insistimi shumëvjeçar të një produksioni të madh botëror, që të pranonte të bëhej një portret dokumentar për të, ai u ishte përgjigjur: Në rregull, do ta realizojmë atë portret, por, vetëm ta dini se fjalia ime e parë do të jetë ajo se: – Asnjë libër, asnjë shfaqje, asnjë vepër artistike nuk e ka asnjë lloj ndikimi tek rrjedha e vrazhdët e historisë!
Perikleu dhe Betimi i Hopokratit
Që nga fillet e mija si shkrimtar, disi, e kam përjetuar veten time si një nxënës që ka prirje për tragjedinë, dhe i cili, përmes tragjedisë antike e vështroja përmes prizmit së asaj thënies monumentale të S. Beket se: Nuk ka asgjë më qesharake se sa fatkeqësia e njerëzve.
Në dramaturgjinë, klasike, të antikitetit, thuhej se ekzistonin unitetet i hapësirës, i veprimit dhe ai i kohës, porse, është e qartë se pandemia që po e jetojmë sot, tërëbotën e ka shndërruar në një unitet të rrezikueshmërisë së përbashkët. Askush nuk është i kursyer prej saj. Kjo, disi, i përngjason një legjende të moçme Ballkanike, e cila është e njohur edhe në jug të Francës dhe në veri të Italisë, e që flet për ngjarjen kur: Zoti ia kishte dhënë me qira Tokën, djallit, ndërsa, kur, pas një kohe djalli shkoi tek Ai për t’ia kthyeratë, pra po atë tokë, Zoti, nga ajo që kishte parë se kishte ndodhur, nuk deshi më që ta merrte pas!… Kjo është arsyeja se përse, vërtetë, mendoj, që tashti kemi ngelur të vetmuar.
Në letërsi (edhe në tonën, s’do mend) është shkruar për epidemi të ndryshme, ndërsa, edhe letërsia jonë popullore është e mbushur plot e përplot me tregime të këtilla të rrezikshme ku rrëfehen legjenda mbi fatalitetin, individual dhe kolektiv. Do të thotë se, shqetësimet që i kemi sot, janë shqetësime të moçme, por më drithëruese, ngase i kemi të përditshme dhe të “prekshme”.
Kur po e shkruaja këtë ese, mu kujtua, një ngjarje që nga koha kur vdiq Perikleu (në shekullin e V para epokës së re). Të dhënat thonë se ai vdiq nga një epidemi e rëndë e asaj kohë, dhe kur, mbi shtratin e tij të vdekjes, mjeku i ri, Hipokrati, e mbajti fjalimin mbresëlënës për të, e sipas të cilit fjalim, sot ekziston sintagma që e quhet, Betim i Hipokratit, me atë rast ai kishte thënë se: shumë epidemi nëpër botë, në të gjithë mijëvjeçarët që do të vijnë, dhe se, në fund, më e rëndësishmja për të gjithë që do të na mbetet, do jetë, Liria e shpirtit e cila, duhet të jetë mbrojtja më e fuqishme e krenarisë njerëzore.
Kjo Liri e shpirtit, në Evropë, zuri fill me paraqitjen e Hamletit të Uiliam Shekspirit. Bile, ekziston një ese i Jan Kotit, i cili e thotë se: Atë ditë kur në Univerzitetin eUitenbergut, u panë Hamleti dhe Fausti, në njërën prejtavernave të atyshme, tek po pinin birrë së bashku, në atë çast zuri fill historia individuale e Evropës. Kjo, sipas Kotit, tregon se individualizmi dhe individi janë çështje të formës estetik, por, e cila formë nuk e ka asnjë lloj ndikimi tek historia, duke e ruajtur ndikimin tek vetja e saj. Këtë, në një mënyrë, ma e ka konfirmuar, para nja dhjetë vjetësh, gjatë një interviste, Piter Bruku i cili më rrëfente për atë se si, pas një insistimi shumëvjeçar të një produksioni të madh botëror, që të pranonte të bëhej një portret dokumentar për të, ai u ishte përgjigjur: Në rregull, do ta realizojmë atë portret, por, vetëm ta dini se fjalia ime e parë do të jetë ajo se: – Asnjë libër, asnjë shfaqje, asnjë vepër artistike nuk e ka asnjë lloj ndikimi tek rrjedha e vrazhdët e historisë!
Eskili e thotë se: arti është e bija e një përmbledhjeje të përgjithshme të memories njerëzore, paçka se ne këtu duhet të dakordojmë se, pikërisht, siç u tha, me Hamletin zë fillforma individuale e historisë dhe se ajo ndodh në një kaos të përgjithshëm, i cili sot ushtron pushtet në formën e një terrori shëndetësor.
Por të rikthehemi tek pandemia që po e jetojmë, disi!
Maskat si komedi e konfuzioneve dhe mosmarrëveshjeve individuale
Është e qartë për të gjithë ne se, këto dy vite pandemike, kanë krijuar standarde të reja jetese. Kanë krijuar gjendje të reja individuale dhe kolektive të njerëzve. Kanë krijuar narrativë të ndryshme, e mbi të gjitha edhe rutina të cilat nuk i kishim paramenduar ndonjëherë. Sot, objektivisht, e kemi humbur miljen sociale të qëndrimit në librari, në katedrën e mësimit, të shkojmë në teatër, në kinema apo edhe të marrim pjesë në ndonjë promovim libri.
Gjithashtu e kemi ndryshuar edhe dukjen tonë për të cilën, mbase, edhe mund të shkruajmë sot, apo nesër, ndonjë tregim, roman apo dramë. Vetë fakti i bartjes së maskave të ndryshme, ndoshta, për ne që shkruajmë drama, mund të krijojë mundësi që ta shkruajmë ndonjë komedi të konfuzioneve dhe të mosmarrëveshjeve individuale apo të përbashkëta të një komuniteti, e cila do jetë shumë gazmore për publikun e në të njëjtën kohë edhe tragjike për personazhet e komedisë. (Derisa po e shkruaja këtë artikull, nisa të zhvilloj imagjinatën time dhe ta paramendoja se si do të dukej ndonjë Dekameron dramatik në epokën e postmodernizmit!?
Personalisht, në këto dy vjetët e fundit, më shumë herë, më ka ardhur në mendje fjalia e Shekspirit që e kam lexuar tekdrama e tij e njohur, Stuhia, kur e thotë se: Ferri është zbrazur, dhe, të gjithë dreqërit janë këtu. Por, në gjithë këtëzallahamë, ngushëllim imi është ai se jam i bindur që: kur kjo shtrëngatë të kalojë një ditë, do të na mbetën kujtimet, si brez, e për të gjitha kohët do mbeten librat që do bëjnëvërejtje dhe që do të shpërndajnë mësime.
Puna e shkrimtarit nuk është diçka ekskluzive. Kjo punë, në asnjë mënyrë, nuk ndërlidhet me kushtet dhe rrethanat e jashtme nga të cilat do të varej procesi i të shkruarit që bëjmë ne. Për aq më shumë, të shkruarit nuk e nënkuptonas pjesëmarrjen e publikut, gjë që s’është rasti me artet vizuale dhe skenike, të cilat, esencialisht kanë nevojë për galeritë, teatrot, sallat e koncerteve apo ato të kinemave. Ne, faktikisht, shkruajmë sipas një dinamizmi intim që kemi, duke luftuar me demonët tanë, ndërsa me ata, kjopandemi nuk ka as edhe një lloj lidhje.
Elif Shafak mbi letërsinë që na shëron
Ka edhe të atillë të cilët letërsinë e konsiderojnë, thjeshtë si një “fiksion”. Atyre që letërsinë e kundrojnë vetëm si të këtillë, mendoj se, mund t’ua përkujtojmë, hulumtimet e bëra se, gjatë procesit të të lexuarit, derisa lexojmë mbi aromat neve na aktivizohen pjesët olfaktive të trurit, ndërsa, poqëse lexojmë për dikë që vrapon (Forest Gampin, ta themi), lexuesit i aktivizohet ajo pjesë e trurit që e stimulon qarkullimin fizik! Tash së voni, derisa e kam lexuar esenë e jashtëzakonshëm të Elif Shafak, Ruajtja e shëndetit mental në kohë të ndasive, e që u shkrua, pikërisht, në këtë kohë pandemie, ishte momenti që më cytiqë ta gjeja (fatkeqësisht jo në gjuhen tonë) romaninDezorientuesja të shkrimtares iraniano–frënge, Négar Gjavadi i cili, gjithashtu flet edhe për pandeminë.
Për ta përfunduar.
Gjavadi e cila është një profesoreshë e letërsia krahasimtare në Paris dhe, njëherësh edhe promotore e leximit të letërsisë, thotë se atë, personalisht e “mundojnë” disa pyetje esenciale që kanë të bëjnë me letërsinë:
E para: a ka aftësi letërsia të na ndryshojë;
e dyta: a kanë mundësi rrethanat për të cilat lexojmë të na i sqarojë, apo edhe lehtësojnë rrethanat identike që i kemi në jetë; dhe,
e treta: A mundet letërsia të jetë diçka më shumë se sa argëtim, eskapizëm apo edhe një bartëse e thatë e kanuneve kombëtare?
Muajve të fundit, një përshtypje të veçantë më ka lënë një tekst i studiuesit, Thomas Sudhof, kandidat për ÇmiminNobël për mjekësi, i cili, kujtime më të fuqishme të jetës së tij i quan ato nga fëmijëria, në të cilat e veçon ato të gjyshes e cila, kur ishte i vogël, pareshtur i fliste për luftën dhe mbijetesën. Asaj i kujtohej që, në kohën e bombardimeve, kur ndodhej në strehimore e kishte lexuar Dostojevskin, por edhe për atë se sa të rëndësishëm në ato rrethana e kishte Gëtën. Ndaj, Sudhof konstaton se: Nga gjyshja e kam mësuar se sa i rëndësishme është jeta intelektuale pavarësisht nga rrethanat, dhe se, edhe besimtarët e edhe ateistët kanë nevoja të fuqishme shpirtërore.
Mendojmë se kjo e tregon se sa i madh është roli i letërsisë për përditshmërinë e njerëzve, ngase, siç e thotë edhe Elif Shafak: me të vërtetë, letërsia shëron: tregimet na bëjnë më të njerëzishëm, na e kthejnë humanitetin, duke na e kujtuar se, më parë, kanë ekzistuar edhe situata më të këqija e në të cilat njerëzit, përmes rrëfimeve janë shpëtuar dhe kthyer tek vetvetja.