Liria e zyrtarizon Cissokhon
07 shkurt 2024
| 22:43
Klubi prizrenas, Liria e ka zyrtarizuar futbollistin Mamadou Cissokho. Cissokho vie në formë huazimi nga Manisa, Liga elitare e Turqisë.
Cissokho luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe do të ndihmojë skuadrën prizrenase për mbetjen në elitë.
“Bazuar në cilësitë e tij, pritet të jap shumë siguri në këtë pjesë të repartit. Është ndër prurjet më cilësore viteve të fundit, jo vetëm te FC Liria”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Lirisë.