LIRIA KA EMËR
(Vargje kushtuar çlirimtarëve që u arrestuan nga Gjykata Shoveniste e Raciste).
Nga: Ajet Shala
Liria është prushi i mallit ndezur në zemra
Dalë nga vullkani i vuajtjeve shekullore.
Në këtë llavë të kuqe u dogjën brezat
Gjama e dhimbjes nxorri ofshamat pas çdo kohe.
Liria është kurorë e heroinave të dhunuara
Si piskamë e motrave na vjen si mesazh tragjik
Është gjaku i burrave me plisat e zbardhuara
Skenë barbarësh që dhunojnë në djep fëmijë e nena.
Liria është loti i përgjakur që del nga sytë e një jetimi
Që nuk gëzoi përkëdheljen e dorës së dhembshurisë
Është vaj për kafshatën e gojës, është klithmë perendimi
Është kurorë e tyre që sjell vdekje prej etjes e urisë.
Liria është lule gjaku në ballë të trimave në beteja
Është amaneti i tyre gdhendur në mermer
Është gjak i falur për kullat dhe ninullat në djepa
Është flamur kuqëlor që do valojë brez më brez.
Është shkëmb i vuajtjeve të truallit lirietur
Që zgjoi apostujt e vjetër nga heshtja mistike
Aty ishin mbuluar me hirin e fatit të djegur
E kurrë s’pranuan një dorë të zgjatur lamtumire.
Liria buron nën qerpiket e vuajtjes e përcjelljeje
Është minierë e ndjenjës në qiellin e lirisë
Është dritare e syrit ku futet e lexon eho ndjenje
Është zogu rebel që thyen qelitë e robërisë.
Liria është yll i dalë nga mjegullat e trishta
Është shandan në fushën e mbrëmjes së vonuar
Na la gjurmë në sytë, e na u ndez krenaria
Liria flet me tokën ku sheh pellgun me gjak mbuluar.
Liria është drita e besimit të plagosur në pritë
Është zogu mes dallgësh furtunash, mes pabesisë.
Ajo trokëllimë në folenë e ashtit të shpirtit të dlirë
Është sfida e shekujve të djegur në llavën e historisë.
Liria është grushti tiran, tmerr për barbarinë
Është prush i gjakut më të mirë të djalërisë.
Është buzëqeshja e dalë nga lotët e ngrirë
Është lumë që buron nga damarët e trimërisë.
Liria është dhimbje e zhveshur nga hiri i fatit
Është yll i qiellit të shpirtit ndër pirgjet e verbër
Është briri i alarmit në grykën e thellë të malit
Është avull ugari e farë në hambarin e zemrës.
Liria është gazi i halleve në trastën në supe hedhur
Ajo armiqtë i shpon me shtizat e diellit të ngrohtë
Përkundet në thëngjillin e djepave të djegur
Është amaneti i heronjve, porosi që mbetet në tokë.
Liria është anije në detin e tallazitur mes dallgëve
Armiqve barbarë ju hapi dyert e ferrit shekullor
Është drita e mendjes së ndritur të çlirimtareve
Është amanet i mermerëve të brezave arbërorë.
Liria është jehonë per genin e kulluar të pastër
Është mesazh gjaku gdhendur në për vena.
Është oksigjen që në qiellin e lirë frymon tek pragu
Është jetike mesazh porosi e shenjtë nder breza.
Liria e Kosovës ka emrin, “Ushtria Çlirimtare”
Jeni kapitull i parë nderi i Kombit dhe historisë
Ju jeni celulat e rrezeve te arta të agimit të së ardhmes
Jeni nderi i kombit, heronj të gjallë ikona të Lirisë.
Në djall Dhelpra e Vjetër, bashkë me tradhëtarë
Do të ktheheni ngadhnjimtarë , o Mbretër krenarë
Farë e ndyrë e shkjaut e rusit, vafsh prapa diellit
Peshqesh traste jua japim dhe shumë zagarë .
S’ke kod të fajësosh ti Gjykatë Speciale Raciste
Edhe ti në ferr e djall do të përfundosh një ditë.
E heronjtë tanë të gjallë që koha i dha kurorë lavdie
Do të kthehen ngadhnjimtarë si pas luftës, me sakrificë.
Liria ju ka emër, o ju ushtarët e Adem Jasharit
Sa të ketë diell mbi tokë e të shndërisë hëna në qiell
Do të mbeteni përherë heronj me kujtesë prej arit
Vetë liria jeni ooo çlirimtarë, si një dritë e diellit.