Liria ka emër  – Mitrovicë

03 shkurt 2025 | 11:26

Shkruan: Besa Ismaili

Në 25-vjetorin e masakrës së Mitrovicës, pa reshtur do të kujtoj dhe kërkoj DREJTËSI!

Në mesin e mijëra zërave që rënkojnë dhimbje në fillimin e muajit shkurt, bëj pjesë edhe unë, si bijë e Mitrovicës, për të kujtuar masakrën e natës 3 dhe 4 shkurt 2000, plagosjen dhe dëbimin nga pjesa veriore të mijëra bashkëqytetarëve nga kriminelët serb.

Shqipe Voca, Nezir Voca, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Niman Sejdiu, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Remzije Canhasi dhe Nerimane Xhaka përbëjnë trejtesë të paharruar në shoqërinë tonë dhe janë pjesë e plagës së hapur e tërë Kosovës, që ende kërkon drejtësi.

Kujtoj një spastrim të dytë etnik nga zona e Veriut, pas atij të 99-tës, i cili nuk përdori si metodë vetëm dëbimin, por edhe masakrat, plaçkitjet, frikësimin dhe plagosjet.

Angazhimet tona qytetare dhe politike duhet të jenë të fokusuara në  kërkimin e drejtësisë si formë sublime për masakrën e shkurtit, si dhe rezistencën ndaj të drejtës së qytetarëve për banim dhe kthim në pronat e tyre.

Sot e çdo ditë bashkëndjej me familjet e të rënëve, plagosurve dhe të dëbuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo nuk heziton të përmendë emrin Leo Messit, rivali…