Liria i ka rrënjët në gjak, na thoshte Shaban Jashari
Një kujtim pa foto me Adem Jasharin, kështu e ka nisur kujtimin e tij njëri nga ish themeluesit e UÇK-së, ish i burgosuri politik dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani për Adem Jasharin dhe familjen Jashari me një postim në llogarinë e tij, ku ka kujtuar kohen, aksionet dhe bukën që ka ngrënë në kullën e Jasharëve.
Ja postimi i tij në “Facebook”
Nuk kem foto bashkë me ty bac, po une të kam të gjallë në mendje, në kujtimet e mia edhe njëzetenjë vjet pas, si sot kur ishim bashkë në odë e në aksione.
Unë isha aty, me bacë Shabanin te oxhaku, me ty, Adem e Hamzën përball, Sahitin e tjere në sofër ndanim bukën bashkë, ku ideali për liri na bashkoi e lufta na mban ende gjallë në këtë copë lirie,
në gjysmë trollin tonë.
Eh, liria i ka rrënjët në gjak, kështu na thoshte bac Shabani, dhe se si duhet e vdiset për atdhe!
Përvjetorët na kujtojnë betejat, flijimet dhe rrugët për liri, që kaluam, në çdo cep të atdheut të larë me gjak!
Lavdi dëshmorëve!