Liria merr përkrahje nga komuna e Prizrenit
30 qershor 2020
| 17:04
Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Prizrenit, Emilia Rexhepi, ka pritur drejtuesit e KF Liria.
Kryetari Qemal Krasniqi, drejtori Erxhan Dana, anëtari i bordit Durak Thaçi dhe kapiteni Robert Gjeraj e Emilija Rexhepi me rastin e emërimit të saj në krye të DKRS-së dhe e njoftuan për vështirësitë dhe nevojat që ka klubi.
Drejtoresha e DKRS-së, ka premtuar se do të shtojë përkrahjen për klubin si në mbështetje financiare përmes subvencioneve, ashtu dhe në infrastrukturë.