
Liria mposhti Malishevën në miqësore
02 shkurt 2020
| 14:01
Liria është treguar skuadër më e mirë në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Malishevës, pasi fitoi me rezultat 3-0.
Jurgen Gjini pasi doli në pozitë ballore dhe me goditje precize në brendi shënoi për 1-0. Golin e dytë e realizoi nga penalltia Jasmin Muhoviq, 2-0. Ndërsa, golin e fundit e realizoi Endrit Berisha, pas asistimit të Osman Laqit, 3-0.
Të dyja këto skuadra bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
/Epoka e re/