Liria pa trajner, Nikaj jep dorëheqje

25 nëntor 2019 | 12:00

Samuel Nikaj nuk është më trajner i skuadrës së Lirisë, pasi ka dhënë dorëheqje pas humbjes që pësoi në fundjavë nga Malisheva.

“Pas përfundimit të xhirove të para me 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pikë, që për pritshmërit e mija janë shumë pak marrë krejt përgjegjësit dhe dorehiqem duke e lëne klubin ende në luftë për vendin e parë, pasi që janë vetëm një pikë larg”.

“I falënderoj pa përjashtim për këto gjashtë muaj te kaluar tek Liria (një klub i madh) të gjithë bashkëpunëtoret, që nga kryetari, drejtori, stafi i im i ngushtë dhe ekonomat dhe iu uroj suksese në vazhdim…”, ka shtuar Nikaj, i cili kishte arritur që Flamurtari e më pas Vushtrrinë t’i rikthejë në Superligë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar prej rrjeteve sociale “Facebook”,…