Liria përforcohet me Elshanin dhe Bujupin
Ende pa nis zyrtarisht afati kalimtar, Liria e Prizrenit ka bërë dy transferime cilësore. Drejtues e kësaj skuadre kanë nënshkruar kontrata me tashmë ish- futbollistët e Drenasit, mesfushorin Qemail Elshani dhe portierin Amrush Bujupi.
“Ne po vazhdojmë të rrisim cilësinë në ato pozita ku kemi nevojë të forcohemi, me qëllim kthimin në Superligë. Jemi të lumtur për këto transferime”, ka thënë drejtori Enis Gashi, pas nënshkrimit të kontratave.
Mesfushori i shumë skuadrave me name, Qemail Elshani ndihet i nderuar se do të vesh fanellën e një skuadre të madhe siç është Liria. “Me Lirinë synojmë kthimin në Superligë. Me angazhimin e të gjithëve besoj të arrijmë objektivin. Liria e ka vendin në elitë dhe atë do ta arrijë”, ka deklaruar Elshani, i cili ka thënë se ndihet mirë në këtë mjedis, pasi i njehë shumicën e futbollistëve që do t’i ketë në krahë. I lumtur për kalimin te Liria, u shpreh dhe portieri Amrush Bujupi.
“Jam i kënaqur me kalimin te Liria, pres të dëshmoi cilësi dhe synoj suksese me klubin”, ka thënë Bujupi.