Liria përforcohet me ish-sulmuesin e Beshiktashit  

16 nëntor 2022 | 16:23

Liria e Prizrenit është përforcuar me sulmuesin nga Afrika Tandina Maharafa. Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të klubit prizrenas në rrjetet sociale.

Ky transferim vjen ende pa përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës. Maharafa luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe mesfushorit ofensiv dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te klubi turk Beshiktash.

“Tandina Maharafa, është futbollisti më i ri i Lirisë. Ai ka firmosur kontratë me klubin të mërkurën, duke forcuar radhët e bardhezinjve. Maharafa luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe mesfushorit ofensiv. Ai ka pasur një karrierë të begatshme, duke luajtur në klubet Beshiktash, Shkupi e Balikespor”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Lirisë.

Drejtori i kësaj skuadre, Enis Gashi, është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje dhe ka paralajmëruar edhe transferime të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara i dha fund lidhjes me Mauro Icardin disa…