Liria prezanton Gjerajn, Shalën dhe Demirganin
31 janar 2020
| 13:27
Liria e Prizrenit zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me Robert Gjerajn, që rikthehet në klub nga Besa e Pejës, Uran Shalën nga Ballkani, i dalë vite më parë nga Shkolla e KF Liria dhe portierin e nga klubi Cizrespor (Turqi), Mahmut Demirgan.
“Me këto ardhje, Liria do të përmbyll prurjet në këtë afat kalimtar”, ka thënë Durak Thaçi, zëdhënës i klubit prizrenas. Liria përgatitjet për sezonin pranveror do t’i zhvillojë në Durrës.
/Epoka e re/