![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/fc-liria.jpg)
Liria realizon tri transferime
10 shkurt 2025
| 12:43
Skuadra e Lirisë nga Prizreni ka realizuar sot tri transferime shumë të rëndësishme për vijimin e kampionatit në Ligën e Parë. Fjala është për Alush Gavazaj, Bright Umeh dhe Engjëll Ajazaj.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Alushi është zyrtarisht pjesë e klubit. Një lojtar me përvojë, i gatshëm të japë maksimumin për ngjyrat bardh e zi”, thuhet në njoftimin e Lirisë. Transferi tjetër i skuadrës që bënë gara në Ligën e Parë është mbrojtësi i krahut të djathtë, i ardhur nga Greenlock FC, Bright Umeh.
“Me shpejtësinë, forcën dhe përkushtimin e tij, ai do të jetë një aset i rëndësishëm për ekipin tonë në rrugëtimin drejt sukseseve të reja”, ka shkruar FC Liria. Transferimi i tretë është Engjëll Ajazaj i ardhur nga Ballkani.
/Epoka e re/