Liria rikthehet në Superligë
04 qershor 2023
| 18:05
Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.
Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk prodhoi fitues as pas 120 minutave, duke u mbyllur baras dhe pa gola.
Kësisoj, skuadra e Superligës u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive – aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit.
Liria në penallti fitoi me rezultatin 3:0, teksa vlen të theksohet se portieri Drilon Hodaj bëri dy pritje, duke qenë kështu vendimtar në triumfin e skuadrës së tij.
Kësisoj, Liria ngjitet në Superligë – kurse, Ferizaj bie sërish në Ligën e Parë.