Liria rikthen Granit Begollin, si trajner të skuadrës
Riorganizimi i klubit me drejtuesit e rinj, ka filluar të sjellë frutet e para, te KF Liria.
Pas marrjes së klubit nga presidenti i ri, biznismeni Valon Osmani, Tëvë 1 merr vesh nga burime brenda klubit, për emrin e trajnerit të ri, që do të udhëheq skuadrën drejt synimeve të sezonit të ri.
Sipas këtij burimi, drejtuesit e klubit prizrenas janë takuar me trajnerin Granit Begolli, i cili ka pranuar projektin e skuadrës.
Begolli do të rikthehet te Liria, pas aventurës që e kishte te kjo skuadër në sezonin 2021-2022, duke e udhëhequr deri në barazh të Superligës.
32-vjeçari Begolli, së fundit ishte trajner i Vushtrrisë të cilën e mbajti në Ligën e Parë, derisa ka drejtuar edhe Feronikelin, duke e kthyer në Superligë.
Trajneri i ri është vetëm fillimi i risive te Liria, që së shpejti pritet rë zyrtarizojë edhe futbollistët e ri, me të cilët synon së shpejti rikthimin në Superligë.