Liria shijon fitoren e parë, Malisheva bindëse ndaj Feronikelit 74  

02 shtator 2023 | 19:52

Skuadra e Lirisë e ka realizuar fitoren e parë pas rikthimit në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Prizrenasit kanë triumfuar para tifozëve të vet ndaj Fushë Kosovës, në ndeshjen e javës së 4-t, me rezultat 2:1.

Liria kaloi në epërsi në minutën e 34-t përmes Melos Zenunajt. Mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 66-të me golin e Dominik Ivkiq.

Megjithatë, për tri pikët e para të Lirisë u përkujdes Zenunaj, i cili në minutën e 89-të shënoi golin e tij të dytë, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Liria ngjitet në kuotën e pesë pikëve pas katër ndeshjeve të zhvilluara në këtë edicion, derisa Fushë Kosova mbetet skuadra e vetme pa pikë.

Ndërkohë, Malisheva është rikthyer fuqishëm pas humbjes nga Prishtina një javë më parë, teksa e ka mundur Feronikelin 74, me rezultat 4:1, në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë. Golat për Malishevën i shënuan Ilir Mustafa (43’), Donat Vitija (51’), Robert Matheu (71’) dhe Oshafi (84’), ndërsa golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e realizoi Berisha (45’).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj boksierit irlandez Dylan…