Liria synon transferimin e ish-sulmuesit të Monacos dhe Evertonit
08 qershor 2023
| 14:31
Liria e Prizrenit duket se e ka marrë seriozisht kthimin në Superligën e Kosovës. Prizrenasit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur, Lacina Traore.
Sipas raportimit të Indeksonline, Liria ka arritur marrëveshje me ish-partneri i Kylian Mbappes në sulmin e Monacos, Lacina Traore, i cili do të jetë vetëm përforcimi i parë për Lirinë.
“Jemi në bisedime edhe me shumë lojtarë cilësorë tjerë. Liria synon garat evropiane sezonin e ardhshëm”, ka thënë nënkryetari i klubit, Valon Osmani.
Lacina Traore ka qenë për disa vite emër i njohur në futbollin evropian. Sulmuesi afrikan ka qenë pjesë edhe e Premierligës Angleze si futbollist i Everton.
Edicionin e kaluar 33 vjeçari luante në Portugali te skuadra e Varzim.