
Liridon Balaj përforcon Aaraun
07 gusht 2019
| 17:20
Liridon Balaj është futbollisti më i ri i skuadrës zvicerane, FC Aarau.
Futbollisti i talentuar pejan ka ‘firmosur’ për dy vite me skuadrën zvicerane që bën gara në Swiss Challenge League (Divisionin e parë të futbollit zviceran). 19-vjeçari është transferuar nga Besa e Pejës pasi një sezoni fantastik në Ligën e Parë, teksa kishte rënë në sy të shumë menaxherëve të njohur.
Balaj kishte debutuar në moshën 16-vjeçare te tre herë kampionët e Kosovës. Ai gjithashtu është pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës.
Liridon Balaj gjatë prezantimit te skuadra zvicerane FC Aarau. Liridon Balaj do të luajë në ndeshjen e nesërme kundër FC Chiasso (e enjte, ora 20.00), ka njoftuar faqja zyrtare e klubit zviceran.