Liridon Kastrati zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Kamenicës

22 dhjetor 2021 | 12:47

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka zgjedhur kryesuesin komunal.

Pas procesit të votimit me 18 vota për, Liridon Kastrati, u zgjedh kryesues i Kuvendit Komunal të Kamenicës.

Kryesuesi Liridon Kastrati duke falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, si dhe të gjithë qytetarët e Kamenicës, ka thënë se është mirënjohës që ia kanë besuar detyrën që të kryej funksionin e kryesuesit të Kuvendit.

“Zotohem se me përgjegjësi të plotë do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë Anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallime politike, me qëllim që nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të gjejnë mbështetje të plotë nga ky Kuvend, dhe ne së bashku me kryetarin z. Kadri Rahimaj do të angazhohemi që t’i shtyjmë përpara të gjitha proceset e nevojshme për Komunën tonë. Andaj përkushtimi im do të jetë maksimal për t’i shërbyer këtij Kuvendi dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard nuk është në planet e Real Madridit dhe…