Liridon Leci bëhet trajneri i ri i KF Rahoveci 1931
01 janar 2025
| 13:48
Klubi KF Rahoveci 1931 ka bërë me dije se trajner i ri i është emëruar Liridon Leci.
Në faqen zyrtare të rahovesave është thënë se janë të gëzuar që Leci u është bashkangjitur.
“Jemi të gëzuar të njoftojmë se Liridon Leci është trajneri i ri i ekipit tonë! Me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, Liridoni do të sjellë energji të freskët dhe vizion të ri për ekipin. Gëzojmë të presim bashkëpunimin dhe suksese të reja nën drejtimin e tij”.
“Urojmë që ky kapitull i ri të sjellë arritje dhe zhvillim për çdo lojtar dhe për ekipin si një tërësi. Miresevini, Liridon!”, ka njoftuar KF Rahoveci 1931.