Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj nuk arritën ta mbyllnin shtegun në Itali

25 janar 2023 | 13:40

Skitaret e Kosovës, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj, kanë përfunduar garimin e sotëm në disiplinën e sllallomit në EYOF Friuli Venezia Giulia 2023.

Të dy garueset ishin të pafat, pasi shkaku i kushteve të vështira, dolën nga shtegu në lëshimin e parë, sikurse edhe 23 garuese tjera, pa llogaritur edhe lëshimin e dytë. Lirika dhe Enxhi do të garojnë edhe nesër në disiplinën e sllallomit të madh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot…