Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj përfundojnë garat në Itali

26 janar 2023 | 15:56

Skitaret e reja të Kosovës, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj e kanë mbyllur garimin në EYOF Friuli Venezia Giulia 2023. Ato garuan sot në disiplinën e sllallomit të madh. Për dallim nga gara e djeshme e sllallomit, ku u diskualifikuan, sot patën paraqitje të kënaqshme, marrë për bazë kushtet tona në të cilat zhvillohet skijimi.

Deva u rendit e 44-ta prej 88 garueseve, 34 prej të cilave dolën nga shtegu, ndërsa Sefaj e 51-ta. Nesër do të garojë Klos Vokshi në disiplinën e sllallomit të madh, me të cilin edhe mbarojnë garat për ekipin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën deri në orët…