Lirika Deva fiton edhe një medalje në Turqi
25 shkurt 2020
| 16:30
Skitarja Lirika Deva ka fituar edhe një medalje në garën ndërkombëtare të mbajtur në Uludag të Turqisë, është njoftuar nga Federata Skitare e Kosovës të martën.
Deva në garën e sllallomit të madh në skijim alpin për grupmoshën U-14 doli në vend të dytë të martën.
Në grupmoshën deri 16 vjet, Kiana Kryeziu doli e gjashta, Era Deva doli e shtata e Etna Nura e teta. Ndërkohë në konkurrencë të meshkujve në U-16, Dren Spahiu përfundoi i teti.
Të hënën Deva fitoi medaljen e artë në sllallom, ndërsa Elena Hoxha medaljen e bronztë.