Lirim Greiçevci fillon punën si ambasador në Hagë
05 shtator 2018
| 10:06
Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka nisur sot punën si shef i misionit diplomatik të vendit tonë në Holandë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar ambasadoren holandeze në Kosovë, për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë procesit të shetendërtimit të Kosovës.
“Kam nderin ta përfaqësoj vendin tim në Holandë, një mbështetës të gjatë dhe mik të Kosovës. Pres që të bashkëpunoj ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të avancuar integrimin e Kosovës në BE”, ka shkruar ai.
Greiçevci në këtë post zëvendëson Vjosa Dobrunën.