Lirim Kastrati fiton titullin e kampionit me Dinamon

10 maj 2021 | 13:30

Mesfushori këmbëshpejtë i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka festuar sot titullin e kampionit të Kroacisë me skuadrën e tij Dinamo Zagreb.

Kjo e fundit ka fituar me rezultat bindës kundër Rijekës, 5:1, duke iu gëzuar titullit të 22-të në histori të klubit, tri javë para përfundimit të kampionatit. Për Dinamon ky është titulli i tretë radhazi, teksa Kastrati e shijoi titullin e parë me skuadrën më të trofeshme të Kroacisë.

Në ketë ndeshje Lirim Kastrati ka luajtur në 45 minutat e parë, derisa paraqitjen e tij faqja e specializuar për statistika “SofaScore” e ka vlerësuar me notën 5.9. Në këtë edicion të elitës së futbollit kroate Kastrati ka shënuar 2 gola dhe 4 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe të dielën mbrëma kanë vazhduar përplasjet e palestinezëve me…