Lirim Kolgeci zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Treviso të Italisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica së bashku me deputetin Enver Hoxhaj dhe nënkryetaren Vlora Çitaku ishin në qytetin Treviso të Italisë, ku themeluan nëndegën e kësaj partie, si dhe zgjedhën kryetarin dhe kryesinë e kësaj nëndege.
Kështu ka bërë të ditur Elmi Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”.
“Në Treviso të Italisë së bashku me Vlorën, Enverin dhe Sadriun, ishim pjesëmarrës në Kuvendin për themelimin e nëndegës së PDK-së për këtë qytet.
Në praninë e shumë veprimtarëve të shquar, intelektualëve e afaristëve të suksesshëm, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës me ç ‘rast kryetar u zgjodh Lirim Kolgeci dhe po ashtu u votua për kryesinë”, ka shkruar Reçica.
Njoftimi i plotë i tij:
Në Treviso të Italisë së bashku me Vlorën, Enverin dhe Sadriun, ishim pjesëmarrës në Kuvendin për themelimin e nëndegës së PDK-së për këtë qytet.
Në praninë e shumë veprimtarëve të shquar, intelektualëve e afaristëve të suksesshëm, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës me ç ‘rast kryetar u zgjodh Lirim Kolgeci dhe po ashtu u votua për kryesinë.
Vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës është që të krijoj mundësi të reja të shfrytëzimit të potencialit të madh intelektual dhe atij kapital të mërgatës tonë në të mirë të zhvillimit dhe kthimit të dinjitetit të qytetarit të Kosovës.
Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës, zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë. Me këtë dinamizëm, së shpejti pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për Degën e PDK-së në Itali.
Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve tanë në mërgatë.